top of page
Search

Trajnim mbi Ndihmën e Parë për Ujkonjat

  • skauteurope1
  • Jun 9, 2025
  • 1 min read

Grupi i "Ujkonjave" zhvilloi së fundmi një aktivitet formues dhe praktik, i cili kishte në qendër ndihmën e parë dhe reagimin në situata emergjente. Gjatë këtij takimi, vajzat u përfshinë në ushtrime konkrete dhe mësuan hapat kryesorë për të dhënë ndihmë në raste aksidentesh apo urgjencash.

Përmes shpjegimeve të thjeshta dhe të kuptueshme, si dhe simulimeve praktike, Ujkonjat mësuan:

  • Si të vlerësojnë një situatë të rrezikshme

  • Si të ruajnë qetësinë në momentet kritike

  • Si të ndihmojnë një person të lënduar deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore

Ky trajnim i ndihmoi jo vetëm të kuptojnë rëndësinë e gjakftohtësisë dhe vendosmërisë në momente të vështira, por gjithashtu forcoi tek to ndjenjën e përgjegjësisë dhe gatishmërisë për të ndihmuar të tjerët – vlera të rëndësishme në jetën skautiste dhe më gjerë.


 
 
 

Comments


bottom of page